Peugeot, marka më e vjetër e automobilave në botë, ka ndryshuar logon, duke ripërcaktuar kështu personalitetin dhe karakterin e saj, informon abcnews.al.
Që nga viti 1850, Peugeot ka ndryshuar logot 10 herë, por duke e ruajtur gjithmonë stemën e luanit. Luani që ndodhet në stemën e logos, reflekton një markë të fortë dhe instiktive.
Peugeot ridizajnoi logon, për të plotësuar produktet e saj të reja dhe moderne, informon abcnews.al.
Tashmë është prezantuar versioni i 11-të, i dizajnuar nga studioja globale e markës Peugeot, Peugeot Design Lab. Logoja e re tregon atë çfarë Peugeot do të thoshte dje, çfarë dëshiron të thotë sot dhe çfarë do të thotë nesër.
Në 10 vitet e fundit, e gjithë gama e produkteve është rinovuar dhe përditësuar. Si reflektim i kësaj, Peugeot e-Expert në 2021 dhe Partner në 2019 u zgjodhën si “Automjeti Ndërkombëtar më i Tregtuar i Vitit” dhe tri herë “Makina e Vitit”.
Peugeot ka krijuar një gamë të produkteve elektrike si me makina të pasagjerëve ashtu edhe me automjete të lehta komerciale./e.b-abcnews.al