Reshjet e shiut përmbytin rrugët e Durrësit

schedule09:29 - 3 Shtator, 2018

schedule 09:29 - 3 Shtator, 2018

Në Durrës reshjet e shiu shkaktuan probleme të medha në qarkullim për afro tre orë. Megjithëse moti me reshje nuk zgjati shumë, rrugët u mbushën me ujë.

Mjaftuan pak orë shi për të shkaktuar kaos dhe përmbytje në rrugët e qytetit të Durrësit. Siç duket edhe në pamje, thuajse të gjithë akset u mbuluan nga uji. Për pasojë u vështirësua jo vetëm lëvizja e këmbësorëve por edhe të automjeteve. Situata më problematike u paraqit në zonën e njohur si rrethrrotullimi pranë stacionit të trenit, rruga “Aleksander Goga”, shetitorja Taulantia si tek Ura e Djaljanit.

Prezencë të ujit pati edhe në zonat periferike, si Spitallë, Porto-Romano, Ish-Kënetë dhe Plazh. Përfaqësues të shtabit të emergjencave pranë prefekturës së Durrësit sqarojnë se nga evidentimet e kryera në terren nuk ka banesa apo biznese të prekura nga uji. Kjo gjendje shfaqet në qytetin e Durrësit sa herë që ka reshje shiu. Shkak për këtë situatë sipas autoriteteve vendore bëhet rrjeti i amirtizuar i sistemit të kanalizimeve./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!