Raportime për djegien e baterive, Hyundai do tërheqë nga tregu 82,000 makina elektrike

schedule08:57 - 26 Shkurt, 2021

schedule 08:57 - 26 Shkurt, 2021

Hyundai do të tërheqë nga tregu 82.000 makina elektrike në të gjithë botës, për t’ju ndërruar bateritë, pas 15 raportimeve të marrjes flakë të baterive, raporton CNN.

Pavarësisht numrit të vogël të makinave të përfshira, tërheqja e Hyundai është një nga më të kushtueshmet në histori, duke sinjalizuar sesi defektet e makinave elektrike mund të krijojnë kosto të mëdha për prodhuesit e tyre, informon abcnews.al.

Tërheqja do t’i kushtoi Hyundai-t 900 milion dollarë. Në bazë të një automjeti, kostoja mesatare është 11.000 dollarë.

Kostoja e tërheqjes së Hyundai është një tjetër tregues sesa të shtrenjta janë bateritë, në krahasim me koston e të gjithë makinës. Derisa kostoja e baterive të ulet, përmes një prodhimi më të madh në të gjithë botën dhe ekonomive të shkallës, kostoja e bërjes së automjeteve elektrike do të mbetet më e lartë se makinat e krahasueshme me benzinë.

Nga shpërthimet e makinave, asnjë nuk u lëndua sepse kanë ndodhur kur makinat kanë qenë të fikura, informon abcnews.al.

Kujtojmë se edhe Tesla ka pasur një problem të tillë më djegien e baterive në fillim të historisë së saj, por ajo lidhej me mbeturinat në rrugë që dëmtonin bateritë. Shumica e baterive EV janë instaluar në pjesën e poshtme të makinës./e.b-abcnews.al