James Rodrigues la Real Madrid në verën e shkuar për të kaluar te Totthenham, ku ka bërë shumë mirë, pavarësisht një qetësie në javët e fundit. Kolumbiani i pëlqen shumë lojërat online dhe së fundmi po luante, teksa ka bërë edhe një deklaratë të bujshme.
Gjatë kohës që luante, ai fliste me kundërshtarët dhe dikush e pyeti rreth klubit ku do donte të mbyllte karrierën. Një nga bashkëbiseduesit i sugjeroi Real Madrid dhe James nuk hezitoi të përgjigjej.
“Askush nuk më do më atje”, u shpreh James, teksa fjalinë e saj e shoqëroi me një të qeshur. “Me të qeshur, me të ngjeshur”, themi ne shqiptarët. James u ble për rreth 80 milionë euro pas Botërorit të vitit 2014, por asnjëherë nuk mundi të shpërthejë me madrilenët. /abcnews.al