Kryeministri armen, Nikol Pashinyan, ka akuzuar forcat e armatosura për grusht shteti kundër qeverisë së tij pasi oficerët e lartë ushtarakë nënshkruan një letër që i kërkonte atij të jepte dorëheqjen.
Tensionet midis Pashinyan dhe ushtrisë shpërthyen në konflikt të hapur të enjten ndërsa shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura, Onik Gasparyan dhe komandantë të tjerë të lartë akuzuan kryeministrin për sjelljen e Armenisë në “prag të kolapsit”.
Për t’ju kundërpërgjigjur, Pashinyan shkarkoi Gasparyan dhe thirri mbështetësit e tij për t’u mbledhur në Sheshin e Republikës së Jerevanit, vendi i revolucionit popullor që e solli atë në pushtet tre vjet më parë.
Nuk ka pasur raporte të ushtrisë që po mobilizohet për të kapur ndërtesat qeveritare. Sidoqoftë, pakënaqësia është rritur kundër kryeministrit për humbjen e Armenisë në një luftë gjashtë javore me Azerbajxhanin në Nagorno-Karabak vitin e kaluar. /abcnews.al