Arriti të shmangte sistemet sigurisë, 20 vjeçari arratiset me not nga Korea e Veriut

schedule15:27 - 25 Shkurt, 2021

schedule 15:27 - 25 Shkurt, 2021

Notoi për orë të tëra në ujërat e akullta të Detit të Japonisë duke kaluar kufirin mes dy Koreve dhe më pas eci për një kohë të gjatë në këmbë, para se të kapej nga ushtarët.

Rasti i fundit i dezertimit nga Korea e Veriut, ka shkaktuar shumë reagime. Dhe pse ishte filmuar disa herë nga kamerat e sigurisë, aq sa u dha dhe alarmi, një 20 vjeçar koreano-verior, lëvizi lirshëm për orë të tëra para se të ndalohej nga ushtarët.

 

 

 

As ministri mbrojtjes së Koresë së Jugut nuk mundi të shpjegojë situatën, por u mjaftua duke thënë se sistemet e monitorimit në atë zonë nuk funksionojnë mirë dhe kanë defekt.

Por dhe dinamika e fakteve është e pabesueshme. Nuk dihet ende se nga është nisur 20 vjeçari, por dihet se ai ka notuar për 6 orë me veshje zhytësi.

Pasi ka dalë në breg në qytetin e Goseong ai ka fshehur veshjen me të cilën notoi dhe eci në këmbë përgjatë një prej kufijve më të mbrojtur në botë. Pavarësisht alarmin për ekzistencën e tij në zonë ai u kap nga ushtarët teksa flinte, tre orë pasi ishte parë për herë të fundit.

Mendohet se janë 30 mijë koreano-veriorët që janë arratisur nga vendi. Një vit më parë dezertimet ishin 229. Pjesa më e madhe e tyre kanë ikur në Kinë, dhe janë shumë të rrallë ata që kanë zgjedhur detin për t’u larguar nga vendi./abcnews.al