Koreja e Veriut i ka dorëzuar Rusisë 200 artileri me rreze të gjatë për luftën kundër Ukrainës, tha një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes të Koresë së Jugut për AFP.
Pheniani ka vënë në dispozicion të Moskës “rreth 11,000 personel ushtarak, raketa, 200 artileri me rreze të gjatë dhe një sasi të konsiderueshme municionesh”, tha burimi, duke shtuar se kjo ndihmë ka mundësi të vazhdojë.
As Moska e as Pheniani nuk e kanë konfirmuar deri më sot se Koreja e Veriut po i ofron mbështetje Rusisë në luftën në Ukrainë.
Të dy vendet arritën një traktat sigurie dhe mbrojtjeje në qershor 2024 gjatë vizitës së presidentit rus Vladimir Putin në Korenë e Veriut.
Sipas inteligjencës koreano-jugore, trupat e Koresë së Veriut pësuan humbje të mëdha në rajonin e Kurskut , ku u vendosën në vitin 2024 dhe askush nuk i ka parë në luftime që nga mesi i janarit./abcnews.al