Komisioni i Disiplinës pranë FSHF ka dhënë sot vendimet për thyerjen e rregullores së ndeshjes në javën, që lamë pas në futbollin tonë. Pritej të kishte dënime në Superiore, por nuk ka ndodhur kështu.
Në ndeshjen Tirana-Teuta kishte trazira në tunelin e stadiumit për shkak të një zënke mes dy stafeve dhe të pranishmëve në tribunë. Komisioni i Disiplinës nuk ka gjetur asnjë shkelje në këtë sherr dhe nuk ka asnjë dënuar në Superiore në javën, që sapo lamë pas.
Ndërkohë, ka dënime shembullore në Kategorinë e Parë dhe ato më të ulëta. Më rëndë e ka pësuar lojtari i FK Valbona, Andi Likaj, i cili u dënua me plot dy vite pezullim për shkak se pështyu arbitrin.
- Zyrtari i FK Tomori, Bledar Sinella, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF Valbona, Andi Likaj, për pështymjen ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/c të KDS, dënohet me 24 (njëzet e katër) muaj pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i SHS Albpetrol, Redjan Hatia, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/b të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i SHS Albpetrol, Marjus Muhametaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i SHS Albpetrol, Erlind Gropa, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i SHS Albpetrol, Llazi Dushi, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Vora U-17, Emanuel Dani, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i Vora U-17, Skerdi Musteqa, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i Vora U-17, Oli Merdini, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Flamurtari FC U-17, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dhe mosgarantim të sigurisë së lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë neneve 24, 63/1/c, dhe 64/5 të KDS, dënohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve në fushë asnjanëse.
- Lojtari i Flamurtari FC U-17, Ensar Idrizi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Flamurtari FC U-17, Fabricio Kuqari, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Flamurtari FC U-17, Deivi Çipi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i FC Besa U-17, Juri Dedej, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i FC Besa U-17, Irdo Bubeqi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i Flamurtari FC U-17, Robert Islamaj, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/b të KDS, dënohet me 9 (nëntë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- KF Naftëtari, për dështim në zhvillimin e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 Grupi C, kundër KF Bylis, në bazë të nenit 30.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
- Në përfundim të hetimit disiplinor për ndeshjen e Kampionatit të Kategorisë së Dytë midis F.C Bulqiza dhe FK Tërbuni, F.C Bulqiza për aktivizimin e 6 (gjashtë) lojtarëve të cilët nuk mund të merrnin pjesë në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin e Kategorisë së Dytë, kundër FK Tërbuni, në bazë të neneve 30/3, 30/4/a të KDS dhe nenit 51.2 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
- Pranimin e kërkesës së lojtarit të Vora U-19, Julian Dragjoshi, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.
- Pranimin e kërkesës së KF Turbina, në lidhje me lojtarin Yuri Merlim Dos Santos Carvalho, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Shkëndija Dr. U-19, Asli Nasufi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.