Koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për Covid-19, Jeff Zients tha gjatë një konferencë për shtyp se administrata e Biden do të shpërndajë më shumë se 25 milion maska në të gjithë vendin.
“Maskat do të jenë në dispozicion në më shumë se 1,300 qendra shëndetësore të komunitetit dhe në 60,000 dyqane ushqimore në të gjithë vendin. Çdo amerikan që ka nevojë për një maskë mund të hyjë në këto qendra shëndetësore ose dyqane dhe të marrë maska me cilësi të lartë, të bëra nga Amerika.”
Zients tha se maskat prej rrobe do të jenë në dispozicion pa asnjë kosto, do të jenë në madhësitë e duhura për fëmijë dhe të rritur dhe mund të lahen për t’u përdorur sërish./abcnews.al