Justin dhe Hailey Bieber prej kohësh po jetojnë dashurinë e tyre. të cilën e kanë kurorëzuar edhe në martesë. Ata janë shumë aktivë në rrjete sociale, ku shpeshherë ndajnë me ndjekësit momente nga përditshmëria e tyre.
Së fundmi, këngëtari kanadez ka publikuar disa imazhe të këndshme të modeles, krahas së cilave ka shkruar dhe disa fjalë të ëmbla. Artisti kanadez shkruan se ndihet krenar që është pjesë e jetës së tij.
“Nuk mund ta besoj se je e imja. Je kaq argëtuese, e dhembshur, e ëmbël, e bukur, e sigurtë dhe e fortë. Unë nuk do të isha ky që jam sot pa ty.”. ka shkruar Justin. /abcnews.al