Gana, vendi i parë në botë që merr dërgesën e vaksinave nga Covax

schedule09:07 - 24 Shkurt, 2021

schedule 09:07 - 24 Shkurt, 2021

Gana do të marrë dërgesën e parë të vaksinave kundër Covid-19 nga Covax sot, një përpjekje e mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për të  shpërndarë vaksinat  falas në vendet e varfra.

“Këto 600,000 vaksina Covax janë pjesë e një dërgese fillestare të vaksinës AstraZeneca / Oxford, për disa nga vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme,” tha Unicef  në një deklaratë të përbashkët me OBSH.

Vaksinimet pritet të fillojnë  javën e ardhshme, dhe personat e parë që do të vaksinohen janë punonjësit shëndetësorë, personat  mbi 60 vjeç, njerëzit më të rrezikuar dhe zyrtarë të lartë.

Skema Covax drejtohet nga OBSH dhe gjithashtu përfshin Aleancën Globale të Vaksinave (Gavi) dhe Koalicionin për Inovacione të Gatishmërisë Epidemike (Cepi). Në një deklaratë të përbashkët, OBSH dhe  Unicef thanë se ishte një rast i rëndësishëm dhe “kritik për t’i dhënë fund pandemisë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!