Si të nisni një mëngjes plot energji? Kjo pije është sekreti

schedule07:27 - 24 Shkurt, 2021

schedule 07:27 - 24 Shkurt, 2021

Hithra është një nga bimët më të pasura me ushqyes në mbarë botën. Kjo bimë është e dobishme për trajtimin e disa sëmundjeve.

Hithrat stimulojnë sistemin limfatik, fuqizojnë sistemin imunitar dhe ul tensionin e lartë të gjakut.

Sipas agroweb.org, konsumimi rregullisht i hithrave shkatërron gurët në veshka dhe ndihmon me shkarkimin e ujërave të tepërt.

Studimet më të fundit tregojnë se konsumimi i hithrave forcon trurin dhe ndihmon në trajtimin e sëmundjes së Alzheimerit dhe sëmundje të tjera nervore.

Hithrat luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit të tiroideve, shpretkës dhe pankreasit. Ato mbrojnë shëndetin e dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve nëse përdoren si shpëlarës goje.

Shtrydhja e bimëve si hithra është një nga mënyrat më të shpejta për të furnizuar trupin me ushqyes. Hithrat janë dhe një qetësues shumë i mirë natyral që ju çlirojnë nga simptomat menstruale dhe ndihmojnë me fryrjen dhe dhimbjet e barkut si pasojë e menstruacioneve.

Lëngu i sugjeruar është i mbushur me vitamina e minerale që vijnë jo vetëm nga hithra por edhe nga karrotat dhe mollët. Ky lëng është natyral dhe i dobishëm, sidomos nëse pihet në mëngjes.

Për këtë recetë do t’ju nevojiten:

6 degë të plota të hithrës
4 karrota
2 mollë

Udhëzimet:

Merrni një shtrydhëse frutash dhe hidhni hithrat të parat. Më pas shtrydhni karrotat dhe mollët.
Përzijeni lëngun që të jetë i njëtrajtshëm dhe shërbejeni. Sasia e përftuar e lëngut është e mjaftueshme për 2 persona./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!