Javën e shkuar Milani luajti ndeshjen e parë të raundit të 1/16-avë të Europa League ndaj Crvena Zvezda në transfertë. Sfida përfundoi 2-2, por përveç rezultatit ra në sy edhe diçka tjetër e shëmtuar.
Zlatan Ibrahimovic, i cili e ndoqi ndeshjen në stolin e rezervave ishte pre e koreve raciste të pjesëtarëve të klubit serb. Pavarësisht se ndeshja ishte pa tifozë, në tribunën VIP kishte pjesëtarë dhe disa mbështetës të Crvena Zvezda.
Jarring video of Zlatan Ibrahimovic, who is ethnically Bosnian, being harassed and having ethnic slurs spewed at him at the Red Star Belgrade game.
“Balija” is an ethnic slur for Bosniaks that’s been used for years by Serb nationalists especially as one of the biggest insults. pic.twitter.com/W5yB0Xuknn
— Arnesa Buljušmić-Kustura (@Rrrrnessa) February 19, 2021
Pikërisht ata e kanë ofenduar Ibran, duke pasur në shënjestër prejardhjen e tij boshnjake, vend në cilin shteti serb ka bërë disa masakra. Ndërkohë UEFA, duke parë gjithë këtë skenë aspak të hijshme, mësohet se ka nisur hetimet dhe pritet të ketë një dënim për klubin serb. /abcnews.al