Roman Abramovich do një Chelsea në majë dhe për këtë nuk do të ndalet së shpenzuari në merkato. Ziyech, Werner, Thiago Silva dhe Havertz që u morën në verë nuk mjaftojnë, pasi mandati rus dëshiron edhe një tjetër goditje.
Erling Haaland është objektivi kryesor i Chelsea dhe presidenti Abramovich e do me çdo çmim në Londër. Në verën e vitit 2022 atij i aktivizohet klauzola prej 75 milion eurosh, por klubi i Premier League kërkon ta fitojë garën me të gjithë këtë verë.
Raportohet se janë 300 milion euro për të përforcuar skuadrën e Chelsea dhe një pjesë e mirë e kësaj shume parashikohet të shpenzohet për norvegjezin. Thomas Tuchel kështu mund të jetë i qetë, pasi në verë pritet të ketë të tjera afrime të rëndësishme. /abcnews.al