Florian Marku mposhti me nokaut teknik Rylan Charlton të shtunën dhe regjistroi fitoren e 8-të në karrierë si boksier, duke mbetur i pamposhtur.
Synimi i tij është t’i ngjitë shkallët e të mund të luftojë për titull. Deri më tani është në rrugë të mbarë, ndërkohë që menaxheri i tij, Sam Jones, veçon diçka nga Marku.
https://twitter.com/i/status/1364142044759928837
Ai ka postuar një video të boksierit shqiptar dhe mbi të shkruan “Kurrë nuk kam parë një njeri kaq të lumtur për t’u ndeshur”. Marku tani pret duelin e radhës dhe dëshira e tij është të përballet me Conor Benn, një nga boksierët më të njohur të peshës së tij. /abcnews.al