Hakan Calhanoglu dhe Paulo Dybala mbeten në qendër të vëmendjes, për shkak të zërave të shumtë të merkatos. Për të parin thuhet se është drejt rinovimit me Milanin. Gazetari Nicolo Shcira shkruan se të mërkurën është programuar një takim.
Kuqezinjtë i kanë ofruar 4 milion euro në sezon fantazistit turk, të cili kontrata i përfundon më 30 qershor. Momentalisht menaxheri i tij, Gordon Stipic, kërkon 5 milion euro në sezon. Marrëveshja mund të arrihet për 4.5 milion euro.
Confermed! On Wednesday Hakan #Calhanoglu’s agent (Gordon Stipic) will meet #ACMilan to try to reach an agreement about Calha’s contract extension. Maldini has offered €4M/year as new salary, but the turkish player wants €5M/year. The agreement can be closed halfway. #transfers https://t.co/vjevrviAgq
— Nicolò Schira (@NicoSchira) February 22, 2021
Sa i takon Dybala, së fundmi ka pasur zëra se drejtuesit e Juventusit do të ulen së shpejti të flasin për rinovimin. Menaxheri i tij, Jorge Antun, është në pritje të një telefonate dhe deri më tani nuk e ka marrë një të tillë. Vetë Dybala për momentin është i fokusuar te rikthimi në fushën e blertë. /abcnews.al
Nonostante le voci delle ultime ore, non è stato ancora calendarizzato l’incontro tra l’entourage di Paulo #Dybala e la #Juventus per discutere il rinnovo del contratto in scadenza nel 2022. Jorge Antun aspetta una chiamata, mentre la priorità della Joya è il ritorno in campo
— Nicolò Schira (@NicoSchira) February 23, 2021