Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është kërcënuar përmes llogarisë në Twitter, ndërsa ka bërë një reagim ku dënon sulmin ndaj djalit të politikanit serb Nenad Rashiç.
Kurti në reagimin e tij për dhunën e ushtruar ndaj djalit të politikanit serb kërkonte që të ndiqen autorët e këtij incidenti, në një replikë, një serb, i shkruan se Nenad Rashiç është i njëjtë me Listën Serbe.
Ndër të tjera ai prezanton veten si ”serb të rinjë”, ku më pas dhe duke i quajtur shqiptarët terroristë, i drejtohet Kurtit se ”do t’ja vë flakën tërë familjes tuaj”.
”Lista Serbe dhe ai janë njëlloj, ne jemi të rinj, serbë që do t’ju sjellin zjarrin në të cilin ju terroristët shqiptarë duhet të digjeni. Unë do t’i vë flakën tërë familjes suaj”, shkruan në Twitter një person ndaj Albin Kurtit.
Ky kërcënim, vjen pasi Kurti dënoi si vijon sulmin brutal ndaj Nikolla Rashiç./abcnews.al