Juventusi mundi të fitoje më lehtësi ndaj Crotones në transfertë për javën e 23-të të Serie A. Bardhezinjtë i mbyllën llogaritë që në pjesën e parë me Ronaldon, i cili tundi rrjetën dy herë me kokë.
Fillimisht në minutën e 38 Ronaldo shfrytëzoi në maksimum hapësirën dhe tundi rrjetën me kokë. Ndërkohë në shtesën e pjesës së parë ishte sërish ai me një kërcim të jashtëzakonshëm dhe tundi rrjetën për 0-2.
Në pjesën e dytë Juventusi e uli ritmin, por shënoi edhe një herë me McKennie. Me këtë fitore bardhezinjtë marrin vendin e tretë në renditje, 8 pikë më pak se Interi i vendit të parë. Bardhezinjtë kanë një ndeshje më shumë për të luajtur. /abcnews.al