Dy persona u plagosën sot gjatë një sulmi me thikë në Stacionin Qendror të Amsterdamit, ndërsa autori i sulmit u qëllua dhe u plagos me armë zjarri nga policia holandeze. “Policia qëlloi mbi një të dyshuar pas një incidenti me thikë në stacionin qendror të Amsterdamit”, tha policia në Tuitter. Stacioni u mbyll, pa u evakuar, pasi vetëm dy korsi trenash ishin të pa aksesueshme për pasagjerët. Të dy të plagosurit dhe agresori u dërguan në spital, shtoi policia e Amsterdamit, e cila ende nuk ka dhënë informacione në lidhje me natyrën dhe shkaqet e sulmit të ndodhur. /abcnews.al