Nga Neki Feta
Firma “Geci” nuk po mirëmban rrugën Skuraj – Burrel. Para dy javësh u mbushën gropat por sot gjendja e rrugës është njësoj. Banorët dhe drejtuesit e mjeteve ankohen për cilësinë e punimeve që ka kryer kjo kompani.
Dëbora u shkri dhe gropat dolën në pah. Aksi nacional Skuraj-Burel nuk po mirëmbahet. Drejtuesit e mjeteve ankohen se këtë rrugë vetëm 36 km për shkak të dëmtimit e bëjnë për 1 orë e 30 min. Ata thonë se nuk kanë parë fare mjetë dhe punëtorë që merren me mirëmbajtjen e saj të firmës Geci.
“Copë-copë as nga firma as nga shteti s’kemi asnjë gjë në vijë,” thotë një prej tyre.
“Gjendja e rrugës katastrofë, kam dalë që në ora 8 dhe s’po arrij do të shkoj në Tiranë. Gjithë gropa. Asnjë punëtor nuk ishte në rrugë asnjë. S’dimë ku të ankohemi ç’të bëjmë.”
“Taksat i paguajmë të gjitha, shihi si është po dëmtojmë makinat. S’kanë vënë dorë fare. Nga Miloti deri në Burrel është gjithë gropa.”
Mësohet se rreth 2 javë më parë punëtorët e kompanisë “Geci” i mbushën gropat por puna e kryer nuk ka qenë cilësorë për sa kohë që sot gropat janë të hapura. Kompania “Geci” që prej vitit 2019 ka marrë përsipër të mirëmbajnë rrugën Skuraj-Burrel dhe kontrata zgjat deri në vitin 2022. /abcnews.al/