Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Covid-19 i mori jetën 17-vjeçarit, rëndë edhe babai tek “Sanatoriumi”

schedule14:55 - 22 Shkurt, 2021

schedule 14:55 - 22 Shkurt, 2021

Një tjetër rast i rëndë u shënua ditën e sotme, ku u regjistrua humbja e një adoleshenti nga koronavirusi. Abcnews.al raportoi se 17-vjeçari Qamil Saiti, me origjinë nga Tepelena, por banues në Tiranë, para një jave ishte në gjendje të rëndë dhe se prej 4 ditësh ishte i intubuar.

Por gjithashtu edhe prindërit e viktimës janë të prekur nga Covid-19. Gazetarja e ABC Ema Shazivari bëri me dije se nëna e viktimës fatmirësisht është shëruar nga kjo sëmundje dhe se para disa ditësh ka dalë nga spitali.

Ndërkohë babai i 17-vjeçarit është në betejën me koronavirusin, i shtruar në spitalin Covid2.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!