Zjarr në një banesë në Finiq, humb jetën i moshuari

schedule10:22 - 22 Shkurt, 2021

schedule 10:22 - 22 Shkurt, 2021

Një i moshuar ka humbur jetën ditën e sotme pasi është asfiksuar nga tymi, për shkak të zjarrit të rënë banesën e tij.

Mësohet se viktima Thanas Cakuli, 90-vjeç jetonte vetëm në fshatin Krane, Finiq, ndërsa dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.

Informacion-Më datë 22.02.2021, rreth orës 08:40, në fshatin Krane, Finiq, ka rënë zjarr në banesën ku jetonte i vetëm shtetasi Th. Ç., 90 vjeç, i cili si pasojë e asfiksisë nga tymi ka ndërruar jetë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

/abcnews.al/