Istanbulspor u mposht dje nga Samsunspor, ndërkohë që në Turqi ka polemika për kartonin e kuq që iu dha mesfushorit Eduart Rroca. të gjithë u habitën nga ajo që ndodhi, pasi arbitri i tregoi atij të verdhin fillimisht dhe më pas nxori kartonin e kuq.
Tek Istanbulspor u shtangën, pasi pretendimi i tyre është se Rroca nuk ishte ndëshkuar deri në atë moment me të verdhë. Arbitri i ndeshjes, Turgut Doman, përjashtoi Eduart Rrocën për kartonin e dytë të verdhë pas ndërhyrjes që bëri kundër Brice Dja Djedje në minutën e parë shtesë.
Edhe pse stoli i Istanbulspor bëri një kundërshtim se lojtari nuk kishte të verdhë, Doman nuk e ktheu vendimin e tij dhe shtatë minutat shtesë i mbyllën me 10 lojtarë.
VIDEO | 59. Dakikada sarı kart gören oyuncumuzun Kristal Abazaj olduğu, 90+1. Dakikada ise oyuncumuz Eduart Rroca’nın sarı kartı olmamasına rağmen ikinci sarı kartı gördüğü gerekçesiyle oyun dışında bırakıldığı görüntülerden de anlaşılmaktadır. pic.twitter.com/z8kv0YXVSH
— İstanbulspor A.Ş. (@istanbulspor) February 20, 2021
“Lojtari ynë, Eduart Rroca, u përjashtua nga loja me karton të kuq nga gjyqtari Turgut Doman me arsyetimin se mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 90-të në ndeshjen që luajtëm kundër Samsunspor.
Pavarësisht faktit që lojtari ynë që u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 59-të ishte Kristal Abazaj, ai bëri qartazi një gabim, edhe pse lojtarët dhe delegacioni ynë e kundërshtoi atë vendim. Turgut Doman u ka thënë lojtarëve dhe stafit në tunel:
‘Ia tregova Rrocës në minutën e 59-të kartonin e verdhë dhe të dytin në minutën e 90-të. Ju kujtohet gabim. Do ua tregoj kartonin që ia dhashë në dhomat e zhveshjes’. Pas këtyre fjalëve, kërkesa jonë për të parë shënimet e arbitrit u refuzuan. Ne presim që ai ta pranojë gabimet dhe ato që na tha t’i shtojë në raporton e tij. /abcnews.al