Një kalimtare është plagosur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Aksidenti ka ndodhur në hyrje të qytetit.
Drejtuesi i makinës është larguar me shpejtësi pas aksidentit duke mos i ardhur në ndihmë kalimtares që përplasi. E plagosura është dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën.
Policia e ka identifikuar dhe po punon për arrestimin e shoferit, raporton gazetari i ABC, Simon Shkreli.
Mbrëmjen e sotme u shënuan edhe dy aksidente në Bathore dhe Elbasan me 4 të plagosur./ db/ Abcnews.al