Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Simpatizanti i PD-së: Më goditën me levë në kokë! Këlliçi debat me punonjësit e spitalit

schedule17:34 - 21 Shkurt, 2021

schedule 17:34 - 21 Shkurt, 2021

Drejtuesi i FRPD-së, Belind Këlliçi denoncoi ditën e sotme se tre persona kanë goditur me levë hekuri një mbështetës të PD-së te Unaza e Re, Dorian Prododuarin, i cili është një personazh i njohur i protestave të dy viteve më parë.

“Unë dhe Dori jemi këtu në spitalin ushtarak, me Dorian Prododuarin, i sapo godit me leva pas koke në zonën e unazës së re” dëgjohet në video, Belind Këlliçi.

Dorian Prododuari sqaron se “Konflikti ka ndodhur për arsye politike sepse rreth një javë më përpara, nënën time një javë më përpara e kanë kërcënuar duke i thënë që, thuaj djemve mos të dalin të bëjnë fushatë në unazën e re”.

Ndërkohë që mes punonjësve të sigurisë së spitalit dhe zyrtarit të PD-së ka pasur një debat, pasi nuk u është lejuar të filmojnë brenda spitalit. “Nuk na lejohet me filmuar në spital.

Do na hiqni prej pune, nuk lejohet filmimi në spital o vlla” dëgjohet punonjësi i spitalit, por debati vijon edhe në momentin që Dorian Prododuari dëshmon jashtë spitalit të Traumës./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!