“Rama merr llumin e LSI”, Naço: Sot kaluan vullnetarisht në PS, 112 gra të pastra

schedule13:45 - 21 Shkurt, 2021

schedule 13:45 - 21 Shkurt, 2021

112 gra nga strukturat e LSI-së së Beratit janë larguar nga kjo parti sot për t’ju bashkuar Partisë Socialiste. Ka qenë kryetarja e Gruas së Rajonit nr.2 të LSI Berat, Entela Vreko ajo që ka folur në emër grave të larguara sot nga LSI.

Ndërkohë, i pyetur në lidhje me deklaratat e presidentit Ilir Meta që ka deklaruar se kryeminitsri Edi Rama po merr llumin e LSI,  ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naço tha se nuk ka komente ndërsa shtoi se nuk pret asgjë nga ajka e kombit në këtë drejtim.

Ai shtoi se në PS sot u bashkuan vullnetarisht 112 gra, të pastra, jo llumi.

Nuk kam asnjë koment më shumë, se të them nuk pres asgjë nga ajka e kombit në këtë drejtim, nuk dua të merrem me të kaluarën, por me të tashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë. Ju keni qenë i pranishëm me takimet që kemi bërë, sot duke respektuar rregullat anti-COVID. Në mënyrë vullnetare 120 gra, të pastra, dhe jo llumi, mbështetën PS-në.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!