Florian Marku arriti t’i bënte edhe një herë tjetër të gjithë shqiptarët krenar, me fitoren e arritur mbrëmjen e djeshme kundër Rylan Charlton. Gjithçka shkoi shumë mirë për lushnjarin, i cili e dominoi gjithë takimin duke e merituar dhe fitoren në fund.
Gjatë duelit telekamerat kanë kapur disa momente, ku Marku shkëmben disa fjalë në momentin që anglezi po e gjuante. Ai dëgjohet duke i thënë se këto grushta nuk janë asgjë e se ai nuk është Joe Laws.
“Nothing! Nothing! I’m not Joe Laws.”
Florian Marku has been talking to Charlton all fight long. ?️ pic.twitter.com/hOtwtvOFmL
— DAZN Boxing (@DAZNBoxing) February 20, 2021
Ky i fundit është një tjetër boksier anglez që është ndezur me Charltonin në tetorin e kaluar, ku fitues doli kundërshtari i Florianit me KO. Mesa duket boksieri ynë përveçse stërvitjes, ka studiuar me kujdes dhe kë do të kishte përballë në ring për ta kontrolluar sa më mirë ndeshjen. /abcnews.al