Seedorf nxit debatin e madh: Trajnerëve me ngjyrë nuk u jepen mundësi!

schedule16:37 - 22 Shkurt, 2021

schedule 16:37 - 22 Shkurt, 2021

Clarence Seedorf, ylli holandez që si futbollist ka shkëlqyer me Ajax, Real Madrid dhe Milan, ka hapur një temë delikate që lidhet me trajnerët me ngjyrë dhe besimin e pakët që u jepet nga klubet e futbollit. Ish-trajneri i Milanit, Deportivo La Coruna dhe Kamerunit, mendon se mundësinë janë të pabarabarta për ta.

Seedorf ka folur për “La Gazzetta dello Sport” dhe shprehet kështu: “Kam luajtur 12 vite në Itali: Pas Milanit, pavarësisht se kam bërë një punë të shkëlqyeshme, askush nuk më ka thirrur. Nga vendi im, Holanda, asnjë thirrje. Cilat janë kriteret e përzgjedhjes?

Përse kampionë të mëdhenj nuk kanë asnjë shans në Europë, ku kanë shkruar faqe të historisë së futbollit?! Përse Vieira duhet të shkojë në New York, Henry në Canada?! Për trajnerët nuk ka mundësi të barabarta. Nëse shikojmë numrat, nuk ka njerëz me ngjyrë në pozicionet më të rëndësishme të futbollit.

Ky është një diskutim i përgjithshëm, ka të bëjë me gjithë shoqërinë. Të gjithë ata, që mund t’i ndryshojnë gjërat, duhet të ndjejnë përgjegjësinë për të krijuar një botë ku mbizotëron meritokracia, që të mbahen hapur të gjitha dyert nëse dikush kërkon perfeksionin. Rezultatet më të mira vijnë pikërisht nga larmia”. /abcnews.al