Kryeministri australian: Sërish në tryezën e dialogut me Facebook pas bllokimit të lajmeve

schedule14:23 - 20 Shkurt, 2021

schedule 14:23 - 20 Shkurt, 2021

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, u shpreh se Facebook është përsëri në tryezën e dialogut pas vendimit për të bllokuar shpërndarjen e lajmeve.

Ekzekutivi i lartë i Facebook, Simon Milner, u detyrua  që të kërkojë falje pasi kompania ndaloi hyrjen në llogaritë e drejtuara nga organet qeveritare dhe departamentet shtetërore të shëndetit, në një kohë kur në Australi po zhvillohet fushata e vaksinimit.

Morrison  tha se e mirëpriste faljen e Milner, duke theksuar se mbyllja e llogarive të informacionit publik nga Facebook ishte e pajustifikueshme.

Facebook fillimisht pretendoi se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të bllokonte hyrjen në faqet e shërbimeve shëndetësore dhe të urgjencës, duke argumentuar se kodi i bisedimeve në media ishte i formuluar keq.

Përplasja e Australisë me Facebook erdhi pas zhvillimit të një projekt-ligji i cili u mundëson botuesve të lajmeve që të negociojnë për kompensimin që marrin nga gjigantët e teknologjisë.

Kritikët kanë thënë se Google dhe Facebook fitojnë shumë përmes përmbajtjes së mediave në internet, por nga ana tjetër nuk u japin atyre vlerën që u takon, ose u japin fare pak.

Propozimi përfshin një rrjet të sigurt negociatash si një përpjekje për të parandaluar kompanitë që të dominojnë negociatat./abcnews.al