Vazhdojnë protestat në Mianmar, shkon në 3 numri i viktimave

schedule14:02 - 20 Shkurt, 2021

schedule 14:02 - 20 Shkurt, 2021

Mianmari u përfshi nga protestat, pasi ushtria përmbysi qeverinë e zgjedhur të Aung San Suu Kyisë, më 1 shkurt.

Partia e Suu Kyisë shënoi fitore bindëse në zgjedhjet e nëntorit të kaluar, por ushtria tha se zgjedhjet janë vjedhur dhe kërkoi përsëritjen e tyre pas një viti. Pushteti iu dha komandantit të përgjithshëm, Min Aung Hlaing.

Suu Kyi dhe anëtarë të tjerë të partisë së saj janë vendosur nën arrest shtëpiak.

Por protestat vazhdojnë ende. Disa protestues qëlluan me katapultë në drejtim të policisë në Mandalay, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës dhe me armë. Një burrë vdiq nga një plagë në kokë, ndërsa një tjetër nga një plumb në pjesën e kraharorit.

Ndërsa javën e kaluar, një grua u bë protestuesja e parë që vdiq në demonstratat kundër puçit ushtarak në Mianmar. Mya Thwe Thwe Khaing, 20 vjeçe, u plagos derisa policia u përpoq t’i shpërndajë protestuesit duke përdorur topa uji, plumba gome dhe fishekë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!