Dy punëtorët ranë nga skela në Lezhë, objekti në ndërtim pa leje, arrestohet 62-vjeçari

schedule12:47 - 20 Shkurt, 2021

schedule 12:47 - 20 Shkurt, 2021

Dy punëtorët që ranë nga skela e një godine në ndërtim në Lezhë janë shtetas kosovar. Policia njofton se ata punon të paregjistruar ndërkohë që edhe objekti ishte në shkelje të lejes ndërtimore.

Në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar Gj. D., 62 vjeç, banues në Ishull Lezhë I cili ka marrë në punë dy punëtorët që kanë rënë nga skela.

“Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Gj. D., 62 vjeç, banues në Ishull Lezhë.

Ky shtetas ka punësuar për ndërtimin e një objekti banimi, shtetasit I. Rr. dhe S. Rr., banues në Kosovë, të cilët punonin të paregjistruar në objektin që ishte në shkelje të lejes ndërtimore. Paraditen e djeshme, shtetasit I. Rr. dhe R.Sh., duke punuar kanë rënë nga skela dhe kanë marrë dëmtime. Këta shtetas janë dërguar për të marë mjekim në spitalin rajonal Lezhë”, njofton policia./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!