Abcnews.al siguron pamjet: Hajduti shqyen derën e xhamisë në Elbasan, por në fund pendohet dhe largohet pa asgjë

schedule12:26 - 20 Shkurt, 2021

schedule 12:26 - 20 Shkurt, 2021

Dy persona kanë hyrë gjatë mbrëmjes së djeshme në ambientet e xhamisë “Mbret” në Elbasan me qëllim marrjen e sendeve me vlerë.

Gazetari Aldo Kozarja ka siguruar për abcnews.al pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat kanë fiksuar momentin kur njëri prej tyre shqyen derën me levë duke u futur disa metra në brendësi të saj.

Nuk dihet arsyeja, por hajduti s’ka shkuar fare tek arka ku besimtarët lenë paratë, ç’ka ka bërë edhe policinë që të mos kuptojë këtë veprim, ndërkohë që duket qartë që ata kishin hyrë për të vjedhur aty.

Pasi ka hapur derën me levë, autori nuk ka kontrolluar më në brendësi të xhamisë duke u mjaftuar vetëm me pjesën e jashtme të saj.

Raportohet se ata nuk kanë marrë asgjë me vlerë nga xhamia pavarësisht tentativës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!