Barça provon t’i “vjedhë” një mbrojtës, PSG i bën gati kontratën e re

schedule16:44 - 20 Shkurt, 2021

schedule 16:44 - 20 Shkurt, 2021

Kontrata e Juan Bernat përfundon në fund të sezonit dhe rinovimi nuk është diskutuar deri më tani për shkak të paqartësisë së gjendjes së tij fizike, pasi pak muaj më parë ai pësoi dëmtim të rëndë në ligamentin e gjurit të majtë.

Duke parë këtë situatë, Barça është munduar të ndërhyjë dhe të negociojë për të sjellë spanjollin në Katalunjë. Por nuk do të jetë aq e lehtë. Drejtori sportiv i PSG, Leonardo, i informuar për këtë lëvizje është vënë në aksion.

Francezët kanë marrëdhënie të nderë me njëri-tjetrin dhe kurrsesi ata nuk do donin t’i falnin Barçës një mbrojtës të nivelit të Bernat. Kontrata katër-vjeçare është gati dhe tani pritet vetëm përgjigja e mbrojtësit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!