Basha: Sulmi ndaj gazetares pasi zbuloi lidhjet e deputetit të PS me Shullazin

schedule14:56 - 30 Gusht, 2018

schedule 14:56 - 30 Gusht, 2018

Në lidhje me sulmin me armë në banesë ndaj gazetares Klodiana Lala ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim basha. Në një deklaratë për mediat nga selia blu Basha theksoi se sulmi ndaj gazetares Klodiana Lala erdhi pasi zbuloi lidhjet e ngushta të deputetit të PS-së Jurgis Çyrbja me bandën e Shullazit.

Njoftoi për një dalje të rëndësishme para mediave.  Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka të qartë mesazhin që dhanë plumbat në banesën e gazetares Klodiana Lala.

 “Kush shqetëson qeverinë e ka fundin e shpejtë”.

Kreu demokrat shprehu mbështetjen e tij dhe Partisë Demokratike për çdo gazetar të papërkulur nga krimi, të pablerë nga kjo qeveri që sipas Lulzim Bashës prej 5 vjetësh, nuk u shërben qytetarëve, por bashkëqeveris me krimin.

“Sulmi me armë ndaj gazetarës Klodiana Lala, e cila së fundmi nxori në dritë lidhjet e ngushta të deputetit të Edi Ramës, Jurgis Çyrbja me bandën e Emiljano Shullazit, janë tregues se krimi ndjehet i paprekshëm”.

Mesazhin e kryeministrit Edi Rama drejtuar gazetares Lala e krahasoi me lotët e krokodilit. Prandaj i kërkoi të nxitojë në gjetjen e autorëve e njëherazi edhe e paralajmëroi.

“Edi Rama, do të mbash vetë përgjegjësi, nëse gazetares Klodiana Lala i preket qoftë edhe një fije floku nga horrat e krimit që ke nën urdhrat e tua”./abcnews.al