Ishulli i “Ascension Island” në Oqeanin Atlantik Jugor mund të bëhet vendi i parë, ku të gjithë banorët do të vaksinohen kundër Covid-19, sipas një deklaratë nga Ushtria Britanike.
Ishulli – një territor jashtë Britanisë së Madhe ka një popullsi prej më shumë se 800 banorësh.
Të paktën 1,950 doza të vaksinës AstraZeneca Covid-19 mbërritën në ishull në fillim të kësaj jave. Stafi në Spitalin Georgetown ka nisur administrimin e dozave dhe njerëzit e parë që u vaksinuan ishin punonjësit e kujdesit shëndetësor.
Duke pasur parasysh numrin e banorëve, qeveria e ishullit Ascension parashikon, “që dozat e para do të administrohen për të gjithë banorët deri në fund të javës së ardhshme”./abcnews.al