Rusia ka ofruar 300 milion doza të vaksinës së saj, Sputnik V për Afrikën, konfirmojnë autoritetet afrikane.
Grupi Punues i Vaksinave të Bashkimit Afrikan tha në një deklaratë se vaksina Sputnik V do të ishte në dispozicion për një periudhë 12 muajsh duke filluar nga maji 2021.
Pak vende në Afrikë kanë filluar programet e vaksinimit, duke mbetur prapa vendeve më të pasura që kanë filluar fushatat e tyre të imunizimit.
“Ne jemi mirënjohës të marrim vaksinat Sputnik V nga Federata Ruse ” tha John Nkengasong, drejtori i trupit të kontrollit të sëmundjes së AU.
Bashkimi Afrikan ka thënë gjithashtu se ka siguruar 270 milion doza vaksine nga AstraZeneca, Pfizer dheJohnson & Johnson për dorëzim këtë vit. /abcnews.al

