Asnjë gjurmë mbi zhdukjen e 2 personave në Shkodër. Gëzim Hysaj dhe Agron Mollaj dajë e nip janë zhdukur natën e 23 Gushtit.
Sipas informacioneve nga grupi hetimor janë duke u hetuar tabulatet e telefonit të Gëzim Hysajt në bazë të dëshmisë së bashkëshortes së tij, e cila në denoncimin ka deklaruar se “rreth orës 8 doli në qytet dhe më tha do shkoj të pi kafe me një shok”.
Po ashtu është duke u bërë gjurmimi me anë të satelitit të vendndodhjes në momentin kur është telefonuar nga bashkëshortja për herë të fundit.
Ndërsa sa i përket pistës e vetmja që po hetohet nga ana e grupit hetimor është hakmarrja ndaj nipit të tij, Agron Mollaj, pasi ky ka bërë një vrasje në vitin 1997./abcnews.al