Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasja në prag të shtëpisë në Islandë, arrestohen dy gra dhe shqiptarë, policia: U zgjerua rrethi

schedule22:33 - 18 Shkurt, 2021

schedule 22:33 - 18 Shkurt, 2021

Sot janë arrestuar dy gra në Islandë në lidhje me vrasjen e shqiptarit Armando Beqiri duke e çuar në 10 në total numrin e personave të prangosur.

Personat e arrestuar janë nga Shqipëria, Lituania, Spanja dhe Islanda. Dy të arrestuarve të fundit u janë sekuestruar edhe disa sende në banesë, që mund të jenë të vlefshme për hetimet.

Lexo edhe: “Erdhi kastile”, vrasësit e shqiptarit para gjykatës, blindohet Reikjaviku, policia: Frika që kemi

Margeir Sveinsson, shefi i policisë në departamentin qendror të hetimit të policisë në Reikjavik tha se “hetimet për vrasjen përfshijnë shumë persona”. “Rasti ka shkaktuar një shqetësim të madh në Islandë” shkruajnë mediat.

Lexo edhe: Profili i shqiptarit që u vra, puna, pista dhe dashuria për Islandën

Armando Beqiri u ekzekutua mbrëmjen e së shtunës në hyrje të shtëpisë. Ai ishte një nga pronarët e një kompanie sigurie private, ndërsa la pas gruan shtatzënë dhe një fëmijë të mitur.

Lexo edhe: Kush e vrau shqiptarin në Islandë? 4 të arrestuar të tjerë, pista e lituanezit dhe dëshmia

Shqiptari që kishte disa vite në Islandë, sipas medieve bazuar te informacionet nga policia nuk kishte konflikte, ndërsa disa nga të arrestuarit kanë lidhje me botën e krimit./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!