IFFHS, i njohur ndryshe si Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave në Futboll, ka publikuar gjatë ditës së sotme trajnerët më të mirë të 20 viteve të fundit. Në vend të parë renditet Jose Mourinho, i cili ka fituar shumë trofe te Porto, Chelsea, Inter, Real Madrid dhe Manchester United.
“Special One” drejton Tottenham prej nëntorit të vitit 2019 dhe do të bëjë maksimumin për të rikthyer “Gjelat e Londrës” te fitimi i trofeve. 226 pikë ka grumbulluar Mourinho, teksa në vend të dytë renditet Joachim Low me 213 pikë. Ky i fundit udhëhoqi Gjermaninë drejt fitimit të Kupës së Botës në vitin 2014.
Podi kompletohet nga Sir Alex Ferguson, legjenda e gjallë e Manchester United, dhe Pep Guardiola (Manchester City) me nga 183 pikë. Në vend të pestë renditet Arsene Wenger, i cili drejtoi Arsenalin për 22 vite radhazi. /abcnews.al