Kryetarja e Bordit e AREA-s, Anita Shushku këtë të enjte e ftuar në studion e ABC ka denoncuar kryetarin e bashkisë Safet Gjicin për rritjen e panevojshme ta taksave.
Shushku është shprehur se taksat që janë vendosur tashmë janë 3 deri në 10 fish më shumë krahasuar me periudhën kur ato nuk ishin nën përgjegjësinë e bashkisë.
Sipas saj një hidrocentral nuk është ndotës ambienti as uji, as ajri dhe as tokë dhe pse në fillim taksën ato e kanë paguar, por tashmë kjo është një taksë që është bërë 10 fish më shumë.
Gjithashtu përfaqësuesja e shoqatës së energjisë së rinovueshme është shprehur se do të vijojnë ta ndjekin deri në fund një çështje të tillë pasi nuk është e ligjshme.
“Në Kukës janë 8 HEC-e me një kapacitet 64 mw dhe janë taksapaguesit më të mëdhenjë në kukës. Në 2020 taksa për mbrojtjen e mjedisit është e vendosur e njëjtë dhe në varësi të kapacitetit të prodhimit por mënyra se si janë tarifuar është ndryshme. Nuk është tarifuar sipas ligjit, por janë tarifuar si të jenë markatë 3 herë më shumë seç duhet të ishte. Godinë është quajtur dhe pjesa e tubacioneve, shtyllat që janë konsideruar godina dhe kulmi është fakti se si një hidrocentral në mes të maleve është quajtur hapësirë publike.
Tarifa nga viti 2020 tek 2021 është ndryshuar taksa e përkohshme për linjën e tensionit duke u dyfishuar, tek disa hidrocentrale të tjerë taksa e pastrimit është bërë 10 fish nga 15 mijë lekë në 150 mijë lekë. Bashkia nuk pastron asgjë, por ne nuk e kemi kundërshtuar një gjë të tillë por tarifën e vënë për megavat dhe sipas ligjit hidrocentrali nuk është ndotës, as i tokës, as i ujit dhe as i ajrit.
N e do të vazhdojmë me gjyqin dhe nuk kemi arsye që të pranojmë një gjë të tillë por gjithashtu jemi të hapur që të diskutojmë me bashkinë dhe me këshillin bashkiak, pasi nëse unë do të paguaja nga taksat e popullit duhet që të bisedohet njëherë për të mos bërë gabime të tilla”, ka thënë ajo. /abcnews.al