I hedh acid shishes së kolegut, arrestohet 52 vjeçarja

schedule16:15 - 29 Gusht, 2018

schedule 16:15 - 29 Gusht, 2018

Një 52 vjeçare është arrestuar më akuzën e tentativës së vrasjes pas hedhjes së acidit klohridrik në shishene  ujit të një kolegu në punë. Pasi piu gllënkën e parë, viktima një 40 vjeçar, menjëhëre e kuptoi shijen e hidhur të pijës dhe e pështyu. 40 vjecari përfundoi në spital me djegie në gojë dhe gjuhë, të cilat iu shëruan pas 3 ditësh.

Autorja u identifikua dhe u arrestua nga karabinierët e San Donatos një komunë në Jug të Milanos për persekutim ndaj kolegëve, ndërsa tentativa e vrasjes u kontestua.

Në të kaluarën, gruaja kishte sulmuar një tjetër person si me telefon, ashtu edhe duke njollosur makinën dhe derën e shtëpisë.

Gruaja kishte sulmuar dy kolegë. Jo vetëm 40-vjeçarin, i cili kohët e fundit kishte marrë telefonata anonime dhe paraqiti denoncime për ngacmime, por edhe një kolege 35 vjeçare, i cili kishte denoncuar një sërë veprimesh persekutive të kryera kundrejt tyre, të cilat u konfirmuan gjatë kontrollit të celularit të 52-vjeçarit.

Gjithashtu nga smartfoni i saj, gruaja kishte bërë disa hulumtime mbi acidet kryesore në treg (sulfurik, muriatik dhe hidroklorik) dhe karakteristikat e tyre. Në shtëpi ajo kishte fshehur gjithashtu një seri shishesh spray dhe llak, ndoshta të njëjtat që përdori për të njollosur makinën dhe shtëpinë e kolegut të saj. Në shtëpi iu gjetën një shiringë e përdorur nga gruaja për të injektuar acid klorhidrik në shishen e ujit të kolegut të saj. Gruaja është shpallur e pafajshme.. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!