Pas denoncimeve të Partisë Demokratike ka reaguar drejtori i komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga. “Dje njëri, sot tjetri. Përgojojnë njerëz e hedhin në etër shifra shumëmilionëshe, duke e bërë të kotë që t’u përgjigjesh për çdo budallallëk! Kryeministri dhe qeveria janë të vendosur të çojnë përpara reformat dhe të fokusojne të gjithë vëmendjen tek njerëzit e tek puna në shërbim të tyre”. shkruan Fuga në twitter.
Drejtori i komunikimit në Kryeministri i referohet deklaratave të deputetes Jorida Tabaku e cila një ditë më parë deklaroi se 15 milionë euro tendera, shefi i qeverisë ia ka dhënë baxhanakut të tij në mënyrë abuzive. Ndërkohë sot deputeti Flamur Noka foli për 127 tendera që i janë dhënë mikut të kryeministrit Agron Papuli. /abcnews.al