Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 1,075 raste të reja me koronavirus, nga 3901 testime të kryera. Nga këto raste të përgjithshme, dhjetë të infektuar u konfirmuan në Berat ku aktualisht janë aktive 984 raste.
ABC mëson se mes të infektuarve janë dy nxënës në shkollën 9-vjeçare “Zihni Toska” në Berat dhe një në shkollën 9-vjeçare “1 Maji”. Po ashtu, pozitiv për Covid-19 ka rezultuar një punonjëse në një fasoneri. Të infektuar janë edhe pronari e sanitarja e një bar-kafeje. sb/abcnews.al/