Hiqen kufijtë për zgjidhjen e halleve të shqiptarëve. Në takimin e parë që u zhvillua me koordinatorët e bashkëqeverisjes pas pushimeve zyrtare të kreut të qeverisë, kryeministri Edi Rama jep lajmin e ri për emigrantët që kanë probleme me administratën në Shqipëri.
“Në rastet e dy muajve ka plot raste nga qytetarë jashtë Shqipërisë që janë përfshirë në platformë, nuk ka kufij. Qytetarët që kanë probleme me administratën këtu, por e kanë të pamundur që të vijnë mund ta bëjnë nga andej. Sot janë disa raste domethënëse, ne e bëjmë sot këtë event për ta promovuar platformën. Janë vetëm tre minuta për këto që ka humbur vite apo muaj në pritje të zgjidhjes së një problemi apo një halli kur dera e një zyre ka qenë e mbyllur. Për tre minuta na vini në provë. Është shumë e shkurtër se rruga e mikut, partisë apo rryshfetit. Pastrimin e administratës nga shushunja apo grabitqarë që janë ende, ku për hir të së vërtetës ka filluar të ndihet një ndryshim, ka shumë më tepër zgjidhje”.
Mbi 50 mijë qytetarë i janë drejtuar platformës së bashkëqeverisjes. Problemet e zgjidhura janë nga të gjithë fushat.
“Derdha kontribut për sa mundësi kisha, nuk ma quajtën. Më dridheshin gjunjët kur shkoja të merrja pensionin.Dëgjova në televizor për platformën, gjeta një djalosh që kishte aplikuar për të atin dhe ai më ndihmoi. Kur aplikova, përgjigjen e mora për 10 ditë”.
Nuk e karakterizuan lotët këtë takim por emocionet.
Një gjë është e sigurtë sipas kryeministrit Edi Rama, se në zyrat e shtetit ka filluar të ndihet ndryshim dhe aktivitet i ndërgjegjshëm. Por pa harruar paralajmërimin se kushdo që nuk e kryem detyrën do të ndëshkohet deri me ndjekje penale. /abcnews.al