Zyrtare/ UEFA vendos të anulojë përfundimisht turneun, Covid-19 shkaku

schedule19:15 - 17 Shkurt, 2021

schedule 19:15 - 17 Shkurt, 2021

Covid-19 vazhdon të shkaktojë shumë probleme, persona të infektuar dhe shumë të vdekur. Një valë e re pandemia ka goditur Evropën dhe situata është më kritike se kurrë. Një situatë e tillë ka detyruar UEFA-n të anulojë një nga kompeticionet që organizon.

Komiteti Ekzekutiv i Qeverisë Evropiane të Futbollit, ka vendosur të anulojë UEFA Youth League. Sezoni 2020/2021 nuk do të luhet sipas një komunikate të UEFA-s. “Komiteti fillimisht kishte vendosur vitin e kaluar të ndryshojë formatin e turneut dhe të vonojë fillimin e saj, por që nga ajo kohë masat e ndryshme të vendosura nga autoritetet shëndetësore në të gjithë Evropën kanë vazhduar të evoluojnë.

Kufizimet e udhëtimeve që prekin klubet pjesëmarrëse krijojnë vështirësi të mëdha për organizimin e ndeshjeve, teksa dy klube tashmë janë tërhequr nga gara. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s theksoi se nuk ka mundësi të shtyhet më tej fillimi i garës dhe se shëndeti e siguria e lojtarëve të rinj duhet të jenë të përparësisë më të lartë.

Fatkeqësisht, kushtet për të rifilluar këtë garë ndërkombëtare për të rinj nuk janë përmbushur në rrethanat aktuale. Komiteti i Garave të Klubit UEFA dhe Shoqata Evropiane e Klubeve janë konsultuar dhe kanë ndarë idenë e anulimit të UEFA Youth League të këtij klubi“, lexohet në vendimin zyrtar. /abcnews.al