Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Sa rrezikojnë protagonistët, Disiplina vendos sot për sherrin në Ballsh

schedule09:16 - 17 Shkurt, 2021

schedule 09:16 - 17 Shkurt, 2021

Sherri masiv në ndeshjen Bylisi-Laçi ka futur në siklet të madh Komisionin e Disiplinës dhe Etikës, që gjatë këtyre ditëve ka analizuar gjithë atë çfarë ndodhi në Ballsh dhe ditën e sotme do të dalë me një vendim përfundimtar. Kyrian Nwabueze është në qendër të vëmendjes, pasi goditi i pari kundërshtarin.

Kundërpërgjigja e ballshiotëve ishte po aq e dhunshme dhe sigurisht nuk mund të ketë justifikim. Klubet, Laçi dhe Bylisi, e kanë dënuar gjithçka ka ndodhur dhe madje kurbinasit e kanë pezulluar pa afat sulmuesin e tyre.

Në Kodin e Disiplinës Sportive, Neni 47, pika 1/e thotë se lojtari dënohet “të paktën 5 (pesë) ndeshje për sulm ose dhunë (goditje me grusht, me bërryl, ose me shkelm) ndaj kundërshtarëve ose çdo personi tjetër përveç zyrtarëve të ndeshjes”. Pra, lojtarët e përfshirë në sherr, minimalisht pritet të marrin sot pesë ndeshje dënim.

Pamjet tregojnë se Nëabueze dhe Carkanji janë vetëm dy prej tyre. Te Bylisi janë më të shumtë ata që u përfshinë në sherr dhe mbetet të shihet sa vullnet do të ketë për t’i parë pamjet me kujdes dhe për të identifikuar personat e përfshirë në atë episod të turpshëm. Veç futbollistëve, kishte edhe pjesëtarë të stafeve që morën pjesë në sherr.

Bekim Kuli një prej tyre, por pretendon se është futur për të ndarë. Për zyrtarët, sipas nenit 47, pika 2/b, dënimi është: “të paktën 9 (nëntë) ndeshje për sulm ose dhunë (goditje me grusht, me bërryl, ose me shkelm) ndaj kundërshtarëve ose çdo personi tjetër përveç zyrtarëve të ndeshjes”. Mbetet të shihet vendimi i Komisionit të Disiplinës ditën e sotme, teksa pritet me shumë kërshëri nga të dy palët. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!