A është Shqipëria në demokraci? Avokatja e Popullit: Po i largohemi thelbit duke ndërtuar fasada

schedule21:20 - 16 Shkurt, 2021

schedule 21:20 - 16 Shkurt, 2021

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca deklaron se ne shqiptarët në mënyrë të vazhdueshme jemi duke ju larguar thelbit dhe mënyrës së qenësishme të të qenurit në demokraci.

E ftuar në emisionin “Refleksione”, Ballanca theksoi se Shqipëria ka akoma shumë rrugë për të bërë për t’u kthyer në demokraci.

Ajo sqaroi se jemi duke u kthyer ne një demokraci fasade ku një pjesë e madhe e të drejtave që ne i kemi të garantuara me Kushtetutë janë të drejta në letër dhe jo thelbësore e efektive. Por, Ballanca tha se kjo nuk është vetëm problem i Shqipërisë.

Shqipëria ka akoma shumë rrugë për të bërë për t’u kthyer në demokraci dhe e keqja është se ne në mënyrë të vazhdueshme jemi duke ju larguar thelbit dhe mënyrës së qenësishme të të qenurit në një demokraci dhe jemi duke u kthyer ne një demokraci fasade ku një pjesë e madhe e të drejtave që ne i kemi të garantuara me Kushtetutë janë të drejta në letër dhe jo thelbësore e efektive, kjo nuk është vetëm problem i Shqipërisë,” deklaroi ndër të tjera Erinda Ballanca në emisionin “Refleksione”.

/abcnews.al/