Në vitin 2015, bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gates dha një fjalim “profetik” në TED Talks gjatë të cilit paralajmëroi njerëzit se një virus infektues ishte rrezik më i madh për njerëzimin sesa lufta bërthamore ndërsa shtoi se qeveritë duhet të përgatiten me ekipe dhe sisteme të përgjigjes pandemike.
Sot në vitin 2021, ndërsa bota gjendet në kthetrat e Covid-19, këshillat e Gates janë të ngjashme. “Të gjithë duhet të shohim atë që kemi mësuar nga kjo pandemi, sepse do të ketë një tjetër” i tha Gates Jake Tapper të CNN, përcjell abcnews.al
Kur u pyet se çfarë administrata Biden mund të bëjë më mirë për t’u përgatitur për një pandemi, Gates theksoi nevojën për një grup global të ekspertëve të sëmundjeve infektive, më shumë testime dhe komunikim më të mirë me publikun.
“Ne kemi nevojë për një ekip ekspertësh, si 3,000 të tillë, që punojnë në sëmundjet infektive”, tha Gates. “Kur ka një aluzion për një pandemi, ata, me aftësitë e tyre të plota, do të lëviznin dhe do të përqendroheshin në këtë drejtim”.
Përveç një ekipi më të mirë, Gates tha se “mbikëqyrja më e mirë”, si testimi i shtuar, do të lejonte që SHBA të ishin më të përgatitura.
Një përmirësim tjetër do të ishte “lejimi i CDC ose ekspertëve të japin mesazhin për publikun, duke mos pasur frikë nga lajmet e këqija, në mënyrë që t’i bëjmë njerëzit të gatshëm”, tha Gates. “Është mjaft e qartë: Herën tjetër do të jemi më të zgjuar.”
Gates ka qenë një kritik i hapur i përgjigjes së SHBA ndaj Covid-19 , duke përfshirë mbajtjen e maskave, mungesën e lidershipit dhe shpërndarjen e vaksinave. “Qeveria federale ka hequr dorë nga shumë gjëra gjatë pandemisë,” tha Gates gjatë një interviste me “TODAY” të NBC më 7 dhjetor.
Bill tha gjithashtu se ka folur me presidentin Joe Biden rreth “udhërrëfyesit” që ai parashikon për krizat e ardhshme të shëndetit publik. “Unë mendoj se fondacioni jonë do të jetë pjesë e këtij dialogu për t’u siguruar që nuk do të gabojmë sërish ” tha ai.
Fondacioni Bill dhe Melinda Gates ka dhuruar 1.75 miliardë dollarë për përgjigjen globale ndaj Covid. Gates theksoi se fondacioni është i gatshëm të paguajë “miliarda në vit për të shmangur katastrofa trilionë dollarëshe. sb/abcnews.al/