Milani në sezonin e ardhshëm tenton të kualifikohet të paktën në Champions League dhe për të luftuar në të gjithë frontet duhet një skuadër e plotë dhe role të dubluara.
Kuqezinjtë po mendojnë blerjen e një mbrojtësi të majtë në verë. Theo Hernandez ka nevojë për pushim dhe një koleg i nivelit të lartë do ia lejonte këtë luks.
Nga ajo që raportohet në Itali, Matias Oliveira është i zgjedhuri nga Maldini. 23-vjeçari është pjesë e Getafes dhe ka treguar nivel shumë të lartë, duke mos e lëshuar vendin e titullarit që nga kthimi nga huazimi te Albacete, dy vite më parë.
Kontrata e tij me klubin madrilen parashikon një klauzolë lirimi prej 20 milionë eurosh, por kriza e detyron Getafen ta ulë çmimin. Milani është gati të nisë tratativat. /abcnews.al