Një 85-vjeçar në Kretë ka ndërruar jetë vetëm tetë minuta pasi u vaksinua për koronavirusin. Siç raportojnë mediat, i moshuari ishte i ulur në dhomën e pritjes pas vaksinimit dhe papritmas ra në tokë.
Mjekët nxituan t’i jepnin ndihmë shëndetësore por përpara se të shtronin në njësinë e kujdesit intensiv, zemra e tij ndaloi.
Megjithëse vlerësimet e para treguan se vdekja e të moshuarit ishte për shkak të arsyeve të tjera dhe nuk kishte asnjë lidhje me vaksinimin, një ekspertizë urgjente mjeko-ligjore u kërkua nga mjekët e spitalit.
Çfarë tregoi autopsia?
Rezultoi se 85-vjeçarari ndërroi jetë për shkak të një sëmundjeje në zemër, ndërsa nuk u gjetën prova se mund të kishte ndodhur ndonjë reaksion i lidhur me vaksinën. sb/abcnews.al/